Modeli LG G4 është një model i cili sjell përmirësime harduerike dhe softuerike të shumta nga versioni paraprak LG G3.

LG G4 përmban ekranin prej Quad HD 5.5-inç me rezolucion prej 2,560 x 1,440 pikselëve dhe është i mbrojtur nga gërvishtjet me Corning Gorilla Glass 4.

LG G4

Modeli LG G4 ka të integruar procesorin Snapdragon 808 i përbërë nga procesori me 2 bërthama 1.8 GHz Cortex-A57 dhe procesorin tjetër me 4 bërthama 1.44 GHz Cortex-A53, 3GB RAM memorie si dhe 32GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet nëpërmjet microSD kartelës edhe për 128GB të tjera.

LG G4 ka të integruar kamerën kryesore 16 megapikselë dhe atë frontalen 8 megapikselë të cilat mundësojnë video incizime në formate të ndryshme sikurse 2160p@30fps dhe 1080p@60fps.

Siç është edhe pritur, modeli më i ri nga LG, LG G4 është një Android telefon e cili ka të instaluar versionin e fundit 5.1 Lollipop. /ameble