SHPËRNDAJE

Bashkë me smartphone-t e ri të LG-së, kompania ka sjellë edhe disa pajisje shtesë të tjera, të quajtura si LG Friends.

LG Friends

Më poshtë janë gjashtë ato pajisje që u prezantuan ditën e djeshme:

360 CAM: Mundëson që smartphone-i G5 të incizoj foto dhe video në 360-shkallë. Përmban dy kamera 13-megapikselë me kënd të gjerë, memorie të brendshme 4GB, baterinë me kapacitet 1200 mAh dhe ncjerr videot me kualitet 2K.

360 VR: Kufje virtuale të ngjashme me Samsung Gear VR, që lidhen vetëm me LG G5.

H3 nga B&O Play: Kufje Premium me aftësi të zërit 32-bit. Të përshtatshme me të gjithë smartphone-at e LG-së.

Rolling Bot: Një robot i vogël me kamerë 8-megapikselë që lidhet me pajisje nëpërmjet rrjetit Wi-Fi. Më shumë se një lodër, LG ka thënë se pronarët e kësaj pajisje mund të përdorin pajisjen “si një sistem të sigurisë për shtëpi” ose “si një telekomandë” për pajisje që lidhen më të.

Smart Controller: Kontrollon dronin dhe shfaq videot streaming direkt në G5.

Tone Platinum: Kufje “superiore” me bluetooth me zërim 24-bit.

Të gjitha këto pajisje shtesë do të jenë të menaxhueshme përmes aplikacionit të LG-së  Friends Manager.

Nuk janë dhënë detaje as për këto pajisje në lidhje me çmimin ose lansimin e tyre. /ameble