SHPËRNDAJE

LG sot ka njoftuar për ekranin e ri Quad HD i dedikuar për smartphone-a, i cili vjen me një rezolucion që është katër herë më i mirë se ekranet aktuale HD tek smartphone-t.

Ekrani Quad HD nga LG është 5.5 inç me rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve me një densitet prej 538 PPI.

LG Quad HD

Në vitin 2012, LG kishte njoftuar i pari për ekranet FULL HD, ndërsa sot LG përsëri nxjerr mundësi të reja me zbatimin e teknologjisë Quad HD, me ç’rast vazhdon me inovacione për të rritur dhe krijuar standardet e reja për tregun e smartphone-ve.

Kompania ende nuk ka njoftuar për ndonjë pajisje të re që do të ketë të integruar ketë ekran, por shpresojmë se deri në fund të vitit do të dalë me ndonjë model i cili do të jetë padyshim konkurrent në tregun e smartphone-ve. |ameble|

SHPËRNDAJE