SHPËRNDAJE

Sot makinat larëse janë shumë të rëndësishme kur është fjala për larjen e rrobave, mirëpo çfarë funksioni tjetër mund të kryejnë? Gjatë ngjarjes InnoFest 2014 kompania LG ka prezantuar një makinë larëse të re që mund të jetë me interes të madh për pronarët e shtëpive të reja, posaçërisht kur makina e llojit të tillë posedon përkrahjen NFC.

Kjo makinë vjen me shumë opsione të reja që përcaktojnë se çfarë sasie e ujit të përdoret, çfarë temperature duhet të jetë si dhe sa rroba është e nevojshme të futen për larje. Gjithashtu posedon opsionin për larje të shpejtë, ku makina shpërlanë rrobat për disa minuta, nga dallimi i larjes së gjatë që rrotullohet më shumë herë dhe përdorë më shumë ujë.

Kurse nëpërmjet përdorimit të NFC-së, përdoruesit do të kenë mundësinë të shkarkojnë programe të reja për larje nëpërmes smartphone-it. Lidhja NFC gjithashtu mundëson gjetjen e ndonjë prishje të makinës nëse ka.

Përveç lidhjes NFC kjo makinë vjen edhe me teknologjinë TrueSteam që posedon tri karakteristika të tilla si Steam Refresh, Allergy Care, dhe Steam Softener. /ameble

SHPËRNDAJE