LG ka njoftuar për modelin me ngjyrë të bardhë të smartphone-it Google Nexus 4, dhe sipas tyre pritet të përurohet ditët e ardhshme në qytetin e Hong Kong-ut, pikërisht me 29 Maj, me pastaj ne vendet tjera si SHBA, Europë etj.

Ky model posedon të njëjtët karakteristika sikurse modeli i me hershëm, pra ekrani 4.7 inç me rezolucion 1280 x 768, procesorin 1.5 GHz Qualcomm Snapdragon(TM) S4 Pro, 2GB RAM, kamera e pasme 8 megapikselë kurse ajo frontale 1.3 dhe 8 GB hapësirë e brëndshme për ruajtje. Nuk është përfolur se do te ketë diçka të veçantë.

Google Nexus 4 i bardhe

Lajmi tjetër nga kjo kompani vjen se kjo kompani nuk pritet të prodhoj versionin e ardhshëm të serisë Nexus, siç ishte përfolur me herët, ketë e ka konfirmuar udhëheqësi i kompanisë LG për Europë. |ameble|