SHPËRNDAJE

Pak para ngjarjes CES në Janar të këtij viti kemi dëgjuar thashetheme dhe kemi parë prezantimin e  një pajisje LG Laser TV “Hecto”, dhe për çmimin e saj që do ta ketë rreth 9000 $. [youtube id=”xwyY8oRR0eI” width=”600″ height=”350″]

LG Electronics shpreson se nga muaji i ardhshëm të fillojë shitjen e këtij projektori 1080p që përdor laser si burim drite, dhe çiftëzohet me një ekran të veçantë diagonalja 100 inç.

Përveç sistemit te saj të ndriçimit me laser, një tjetër tipar i pazakontë i këtij projektori është projektimi ultra i shkurtër e cila është e nevojshme të jetë e vendosur shumë afër ekranit dhe jo në një distance sikur projektorët tjerë. Ky lloj projektori nga LG në qoftë se hapësira e dhomës nuk është e mjaftueshme mund të montohet në tavan në një distancë afër 1-2m.

Përveç laserit që përdor si burim drite kjo pajisje ka edhe disa përparësi tjera, duke përfshirë jetëgjatësinë që është 25.000 orë, ose pesë herë me shumë së sa jeta e llambave tradicionale, sipas kompanisë edhe shkëlqimi i tij është i dukshëm.

Ndryshe nga projektorët tjerë, Laser TV përfshin ATSC TV tuner të integruar, sistemin e zërimit 20 vat, Wi-Fi, platformën LG Smart TV me qasje në disa filma streaming dhe shërbime televizive, si dhe Online App Store. |ameble|

SHPËRNDAJE