SHPËRNDAJE

LG ka njoftuar se smartphone i tyre i ri Nexus 5X nga sot është në shitje vetëm në disa shtete të caktuara.

Pajisja ka dalur në shitje në Amerikë, Britani të Madhe, Kanada, Irlandë, Indi, Japoni dhe Korenë e Jugut, dhe do të vazhdojë kështu edhe në vende tjera përgjatë javëve të ardhshme.

Nexus 5X

Smartphone Nexus 5X vjen me ekran 5.2 inç Full HD me rezolucion 1920 x 1080 pikselë, është mundësuar nga procesori 6 bërthamor Qualcomm Snapdragon 808, përmban 2GB RAM dhe pajisja vjen me versionin e fundit të Android-it 6.0 Marshmallow.

Karakteristikat e tjera të këtij smartphone-i përfshijnë kamerën frontale për selfi 5 megapikselë dhe atë të pasmen 12.3 megapikselë. Pajisja vjen me lidhjet WiFi, Bluetooth dhe 4G LTE kurse hapësirën për ruajtjen e të dhënave është në formën 16GB ose 32GB, kurse baterinë e posedon 2700mAh.

Pajisja gjithashtu vjen me një sërë sensorësh të integruar, ku përfshinë edhe sensorin për gjurmë gishtash. Nuk posedon opsionin për microSD.

Pajisja nuk mund të blihet apo shihet online nga regjioni ynë nëpër mes google playstore por vetëm nga shtetet e lartpermendura. /ameble

SHPËRNDAJE