LG ka bërë të ditur se së shpejti tregut të smartphone-ve do të bashkëngjitet i shumë përfoluri Optimus G Pro. Kompania njoftoi se LG Optimus G Pro duket jashtëzakonisht i ngjashëm me Samasung Galaxy Note II, pra një ekran 5,5 inç HD të plotë 1080p dhe një quad-core procesor.
Thashethemet e mëparshme kanë treguar se ky smartphone mund të përfshijë gjithashtu një bateri 3140 mAh, 2GB RAM, mundësinë e 4G LTE lidhjes, 32GB e hapësirë të brendshme, një kartel microSD dhe kamera e pasme 13 megapixel.
LG po ashtu njoftoi se G Optimus Pro do të lansohet në disa tregje deri në fund të shkurtit duke mos dhënë informata rreth çmimit të tij. |ameble| [divider top=”0″]