SHPËRNDAJE

Përveç Moto 360 dhe LG G Watch R, shumica e orëve të mençura Android kanë një dizajn jo edhe aq të pashëm, LG tanimë ka njoftuar për një smartwatch më një dizajn të mrekullueshëm, dhe e ka emëruar LG Watch Urbane.

LG Watch Urbane është dizajnuar duke kombinuar dizajnin klasik të orëve me teknologjinë moderne të sotme ku sipas fotove të shfaqura kjo orë duket mbresëlënëse. LG Watch Urbane i ri përmban të njëjtin ekran P-OLED 1.3 inç që gjithashtu ishte në orën G Watch R. Kjo orë e re nga LG është në dispozicion në dy ngjyra të ndryshme, çelik inox i lëmuar dhe ngjyrë ari. Të dy modelet vijnë me rrip të thurur nga lëkura që është dizajnuar për t’i dhënë orës një pamje klasike.

Ekrani 1.3 inç në ketë orë ka rezolucion 320 x 320 pikselë më 245ppi, kurse pajisja është e pajisur me procesor 4-bërthamor Qualcomm Snapdragon 400, 1.2GHz dhe gjithashtu vjen me 512MB RAM.

Karakteristikat tjera përfshijnë 4GB memorie e brendshme, baterinë 410mAh dhe është vlerësuar të jetë rezistent ndaj pluhurit dhe ujit me standardin IP67. Posedon sensor të ngjashëm me LG G Watch R, që përfshijnë 9-Axis (Gyro/Accelerometer/Compass/Barometer/PPG (Heart Rate Sensor)).

LG nuk kanë dhënë asnjë informacion për datën e lansimit ose çmimin e kësaj ore, mirëpo më shumë gjasë do të prezantohet në MWC 2015. /ameble

SHPËRNDAJE