Me ndihmën e kësaj bukuroshes në foto, LG ka shpalosur një Ultrabook (laptop i hollë dhe i lehtë) U560, 15.6 inç me Windows 8.
Ky Ultrabook përmban ekran 1080p IPS më kënde të gjera shikimi dhe ngjyra të pasura. Ai duket që është një alternativë e modelit Apple MacBook Pro me 15.4 inç dhe ekran retinë, mirëpo prapë është më i lehtë se ky. Se a do ti marr shitjen këtij modeli nga Apple, koha do ta tregojë.
Karakteristikat tjera të kësaj pajisje të re nga LG, përfshijnë gjeneratën e tretë Core I5 3337U “Ivy Bridge”, dhe grafikë diskrete Nvidia GeForce për punë më AutoCAD, apo lojëra 3D. U560 vjen në dy kombinime lidhjesh SSD dhe HDD, USB portet 3.0, si dhe daljen HDMI.
Çmimi dhe disponueshmëria mbeten të panjohura për momentin. |ameble| [divider top=”0″]