Javën e kalur, LG kishte bërë prezantimin e smartphone-it LG G Pro 2, ndërsa sot, kompania gjigante ka prezantuar tri modele të reja të serisë L, L40, L70 dhe L90 të cilit kanë pothuajse specifika dhe dizajn të njëjte, ndërsa dallimi në mes tyre kryesisht qëndron tek madhësia e ekranit të tyre.

LG-L-Series-III

Modeli LG L40 karakterizohet me ekranin TFT 3,5 inç me një rezolucion prej 320 x 480 pikselë, i përkrahur nga procesori 2-bërthamor 1.2 GHz dhe vetëm 512MB RAM memorie. Ka të integruar hapësirën e brendshme 4GB, një kamerë të pasme 3 Megapiksel, baterinë e fuqisë prej 1,700 mAh dhe vjen me versionin e fundit nga Android Kitkat.

Modeli LG L70 ka ekranin IPS LCD 4,5 inç me një rezolucion prej 400 x 800 pikselë, i përkrahur nga procesori 2-bërthamor 1.2 GHz dhe 1GB RAM memorie. Ka të integruar hapësirën e brendshme 4GB e cila mund të zgjerohet nëpërmjet SD kartelës deri në 32 GB dhe ka dy kamera, kamerën e pasme 5 ose 8 Megapiksel varësisht nga tregu dhe atë frontalen 0.3 Megapiksel. Ky model ka karakterizohet me baterinë e fuqisë prej 2,100 mAh dhe vjen po ashtu me versionin e fundit nga Android Kitkat.

Modeli LG L90 karakterizohet me ekranin IPS LCD 4,7 inç me një rezolucion prej 540 x 960 pikselë, i përkrahur nga procesori 4-bërthamor 1.2 GHz dhe 1GB RAM memorie. Ka të integruar hapësirën e brendshme 4GB e cila mund të zgjerohet nëpërmjet SD kartelës deri në 32 GB dhe ka dy kamera, kamerën e pasme 8 Megapiksel, atë frontalen 1.3 Megapiksel, baterinë e fuqisë prej 2,540 mAh dhe vjen po ashtu me versionin e fundit nga Android Kitkat.

Deri më tani nuk është bërë njoftimi për datën e lansimit si dhe për çmimin e tyre. /ameble