SHPËRNDAJE

LG G Flex 2 smartphone është prezantuar në ngjarjen CES 2015 në fillim të muajit janar, dhe tani kompania ka lansuar një video të re për pajisjen LG G Flex 2.

Video e më poshtme tregon disa nga specifika mbresëlënëse si dhe dizajnin e ri të LG G Flex 2.

G Flex 2 si smartphone është më i vogël se versioni paraprak dhe vjen me ekran 5-inç të mprehtë i cili ofron rezolucionin e plotë 1080p.

Gjithashtu vjen me dy versione 2GB ose 3GB RAM në varësi se ku shitet, 16GB ose 32GB hapësirë të brendshme për ruajtjen e të dhënave, kamerën kryesore 13-megapikselë e përmirësuar si nga ana harduerike ashtu edhe ajo softuerike, më shumë rezistent ndaj gërvishtjeve, portën microSD që përkrah kartela deri në 2TB dhe krejt në fund procesorin 8-bërthamor 64-bit Snapdragon 810. /ameble

SHPËRNDAJE