LG në Arabinë Saudite ka shpalosur reklamën (billboard) më të madhe në botë, duke e përgatitur rrugën e saj për libër të Ginisit dhe duke promovuar kështu smartphone-in e tyre G3. Kjo reklamë është e gjatë sa dy fusha të plota të futbollit dhe është e vendosur në Aeroportin Ndërkombëtar Riad, i cili pranon rreth 20 milionë vizitorë në vit.
Reklama e re e LG-së është projektuar dhe dizajnuar kundrejt erërave të forta dhe stuhive të rërës nga një strukturë mbështetëse prej çeliku që peshon 1800 ton. LG G3 është një smartphone vërtetë mbresëlënës me karakteristika të larta, ku shumë shpejt do të paraqesim videon praktike të tij.
Ndoshta kjo reklamë masive do të ndihmojë që të bije në sy të vizitorëve dhe tu jap interesim në blerje. /ameble