Sa herë ju ka ndodhur që keni dalur nga shtëpia dhe keni harruar të përfundoni diçka në PC-në e shtëpisë? Keni harruar ndonjë ueb faqe hapur? Ndoshta dëshironi të lëshoni diçka për tu shkarkuar që të jetë gati kur ju ktheheni në shtëpi, apo ndoshta dëshironi të fikni kompjuterin që të kurseni energjinë? Nuk ka problem, sepse mund të lidheni në PC përmes pajisjes tuaj Android ose iOS (iPhone), natyrisht nëse keni internet në pajisjen mobile dhe në PC. Njëri prej aplikacioneve që mundëson një gjë të tillë (dhe që ne kemi testuar) është TeamViewer. Ekzistojnë edhe softuer tjerë që mundësojnë të njejtën gjë si LogMeIn, Splashtop Remote Desktop etj. Ndiqni udhëzimet më poshtë për të bërë lidhjen e mundshme.
1. Instalimi i aplikacionit
Aplikacioni duhet të instalohet në PC dhe në pajisjen mobile. Kliko në link për të instaluar në PC: Linku për TeamViewer. Aplikacioni mund të instalohet apo vetëm të testohet (duhet të selektoni Run nëse dëshironi të testoni).
Pasi të kryhet procesi, hapet dritarja tjetër që u tregon ID-në dhe password si më poshtë.
Mos harroni ID-në dhe password sepse këto nevojiten për konektim nga pajisja mobile. Nëse zgjedhni opcionin e instalimit, aplikacioni do të instalohet në PC dhe mund ta konfiguroni si të doni. Me përfundimin e instalimit në PC, kalojmë në pjesën e instalimit në pajisjen mobile. TeamViewer mund ta shkarkoni nga Google Play dhe App Store (është pa pagesë). Linku në vijim.
2. Lidhja me PC
Pas përfundimit të instalimit në të 2 lokacionet është koha për tu lidhur me PC (aplikacionin mund ta përdorni për tu lidhur edhe në Mac). Startoni aplikacionin në pajisjen mobile dhe shkruani ID-në dhe password në fushat përkatëse. Pas kësaj, desktopi i PC-së do të jetë prezent në pajisjen tuaj mobile dhe mund t’i kryeni pothuajse të gjitha funksionet sikur të ishit pranë PC-së (natyrisht, lojërat e instaluara në kompjuter nuk mund t’i luani në këtë mënyrë). Ju sygjerojmë që të lexoni instruksionet për përdorimin e aplikacionit me rastin e startimit të tij.
Mënyra e lidhjes është testuar me WiFi të shpejtësisë së lartë dhe me Edge të Ipko-s dhe punon në mënyrë fantastike. Pasi që interneti mobil është i teknologjisë së njejtë në Kosovë (në kohën e postimit – GPRS/Edge), supozojmë se punon njejtë edhe me Edge të PTK-së dhe Z-Mobile.
Së fundmi, ky post është publikuar nga pajisja mobile Samsung Galaxy S2 duke përdorur mënyrën e spjeguar këtu. |ameble.com| |phonearena.com| |teamviewer.com|[divider top=”0″]