Më herët kemi publikuar një edutek i dedikuar për arsimimin online, aty kemi shpjeguar se eksitojnë platforma apo resurse online për edukim dhe në mënyrë të veçantë kemi folur për arsimimin online në Programim. Disa nga platformat që janë përmenduar ishin Coursera, Udacity, Khan Academy, MIT etj.

MOOCs ligjerata

Tani është momenti t’ju informojmë se njëri nga këshillëdhënësit e punës së portalit tonë ameble, Armend Tahirsylaj, vjen tek ne nga SHBA-të për të dhënë një ligjëratë falas në lidhje me kurset online me ç’rast do të njoftoheni se:

  • Çfarë përfitojmë nga kurset/ligjëratat online
  • Cilat janë mundësitë e kurseve/ligjëratave online
  • Çfarë rëndësie kanë kurset/ligjëratat online, etj.

Më saktësisht, Armendi së bashku më grupin e tij nga lënda Creativity, Innovation and Change (CIC) që pritet të filloi kursin online me 1 Shtator, janë të ftuar nga Innovation Centre Kosovo (ICK) për një ligjëratë me titull “Massive Open Online Courses (MOOCs)” e cila mbahet me datën 9 Korrik në zyrat e ICK, ku po ashtu do të shpjegohet më shumë edhe për projektin e ri Kaptina. Përveq kësaj, fjalën do ta marr edhe një nga pjesëmarrsit e këtyre kurseve dhe po ashtu do të flitet edhe për hapat e mëtutjeshëm për ketë fushë në vendin tonë.

Agjenda e kësaj ligjërate është si vijon:

Agjenda MOOC