SHPËRNDAJE

Qe një kohë relativisht të gjatë nuk është punuar ne ndonjë version te ri nga Linux-i, por lansimi përfundimtar i Linux Mint 13 Maya Xfce është tani në dispozicion. Të shtunën është dhënë ky lajm i mirë për ata që kanë qenë në pritje të kësaj alternative.

Mint Xfce është një version i ri dhe shumë i mirë në vetvete, edhe pse mendohet zakonishtë si një version i lehtë dhe i shpejtë, në këtë pako është bërë një konfigurim dhe një sistem pak me shumë i ngarkuar, në thelb i njëjtë me Gnome dhe versionet e KDE-s mirëpo pakoja(image) ISO është rreth 800MB, i cili është i madh për tu kopjuar në një CD, kështu që do ju duhet ta kopjoni në DVD.

Një alternativë tjetër më e mirë sipas mendimit tonë për të instaluar është nga USB flash memorja. Thjesht mund ta fusni pakon ne USB, ose mund të përdorni shërbimin “unetbootin” për të krijuar një bootable USB flash memorie. Procesi i instalimit do të zgjasë përreth 15 minuta. |linuxmint.com|

[divider top=”0″]

SHPËRNDAJE