Kombet e Bashkuara apo organizata e cila ka qenë dhe ende është prezent tek ne në Kosovë, nga ky moment që po shkruajmë në llogarinë e tyre Twitter posedojnë afër 1.5 milion përcjellës (followers) mirëpo ata ndjekin (following) 537 njerëz apo llogari tjera të Twitter-it. Shumica e tyre janë organizata ndërkombëtare apo politikanë ndër këto edhe Misionin i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), disa janë muzikantë, mirëpo ajo që ka rënë në sy është një llogari e një ylli pornografik.
Aktorja tani në moshë të mesme e njohur si Penelope Black Diamond (shih pamjen e më poshtme), është një yll pornografik gjermane e cila bën tweets nën nofkën @BigBustyStar.
31 vjeçarja ka qenë në ketë biznes që nga viti 2003, dhe ka grumbulluar më shumë se 1000 përcjellës në Twitter. Kjo është vërejtur fillimisht nga një anëtar i një forumi të quajtur FreeRepublic.
Këtu vlen të theksohet se nuk është vetëm kjo si e njohur në listën e OKB-së që përcjellët në Twitter, aty është edhe Shakira, Ricky Martin e disa tjerë, por kjo ka tërhequr vëmendjen e disa mediumeve marr parasysh rolin e OKB-së. Ende nuk ka asnjë përgjigje apo intervenim nga ana e OKB-së për sa i përket kësaj. |ameble|