SHPËRNDAJE

Logitech ka lansuar një tastierë të re posaçërisht për përdoruesit e pajisjeve Android dhe Windows, të quajtur Keys-to-Go. Tastiera duket shumë e shumë e njëjtë me një model të mëparshëm të cilin e kishte lansuar për pajisjet iOS.

Logitech Keys-To-Go

Kjo tastierë, për tu lidhur më pajisjen tuaj përdorë Bluetooth-in dhe është dizajnuar të jetë e hollë dhe e lehtë për tu bartur kudo. Çelësat janë të rrafshet dhe të rehatshëm për tu shtypur dhe posedon një qëndrim të mirë mbështetës në pajisjet tuaja. Dhe krejt në fund tastiera është e mbështjelljur me FabricSkin. FabricSkin është rezistent ndaj ujit pluhurit.

Versionet e sistemeve operative që i përkrah përfshijnë Android 4.1 apo më të ri, kurse Windows 7 e më të ri. Tastiera Keys-to-Go del në treg këtë muaj me çmim për 69.99 $, në Evropë, SHBA dhe disa pjesë të Azisë. /ameble

SHPËRNDAJE