Telepilotët që çdo ditë e më shumë po bëhen më ekran më prekje (touchscreen). Kompania Logitech të mërkurën ka lansuar Telepilotin e ri Harmony Touch që do të vijë me ekran 2.4-inç. Harmony Touch është pasardhës i Harmony On. Përdoruesit e kësaj pajisje do të kenë mundësin të manipulojnë ngjashëm si në shumicën e smartphone-ve ose tabletëve. Pas një konfigurimi fillestar, Harmony Touch automatikisht programon kanalet televizive të bazuara në vendndodhjen e përdoruesit dhe të shërbimit kabllor. Ky Telepilotë universal funksionon në 225.000 pajisje nga 5.000 brende të ndryshme. Harmony Touch momentalisht është në dispozicion dhe mund të blihet nëpërmes uebfaqes së Logitech-it për 249,99 dollar.
Demonstrimi i kësaj pajisje nga Logitech është i shfaqur në videon më poshtë. |ameble| [youtube id=”egwSOVhofkE” width=”600″ height=”350″] [divider top=”0″]