SHPËRNDAJE

Logitech ka njoftuar për kamerën  te re TV Cam HD, një web kamerë me definicion të lartë për komunikim privat dhe video konferenca, është thënë të jetë në përputhje me çdo HDTV që ka në dispozicion portin HDMI.

Kjo pajisje vjen me Skype te integruar dhe përfshin rrjetin Wi-Fi dhe Ethernet. Logitech TV Cam HD gjithashtu përmban një zile ne vete, kështu që kur dikush është duke bërë thirrje, edhe nëse televizioni juaj është fikur pranoni një zile.

Nuk keni nevojë për kompjuter, smart TV ose ndonjë pajisje tjetër për të operuar. Të gjitha elementet e duhura janë te integruara në TV Cam HD”, tha Glen Kuo, menaxher marketingu për produktet e Logitech-ut, në një video të postuar në YouTube te paraqitur me poshtë.

Kjo pajisje pritet të dalë ne treg nga ky fillim i gushtit dhe shtatorit ne SHBA dhe Evropë, përkatësisht, më një çmim prej 199,99$(163€). |logitech.com| [youtube id=”7rNF0QCRAEk” width=”600″ height=”350″] [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE