SHPËRNDAJE

Sot 30 vjet më parë loja e famshme Tetris ishte lansuar nga shkencëtari rus Alexey Pajitnov, versioni i parë i lojës ishte zhvilluar në Electonica 60. Loja më pastaj ishte bartur në kompjuterin IBM të vitit 1985 dhe në vitin 1987 ishte lansuar në SHBA dhe Evropë. Ajo çfarë ishte nisur si një lojë e thjeshtë tani është bërë loja që ka nisur industrinë e lojërave.

U lansua si një lojë komerciale në PC dhe NES në vitin 1998, dhe u bë një hit i menjëhershëm duke shitur 2 milion kopje, versioni i parë komercial i lojës është zhvilluar nga Henk Rogers.

Kjo lojë edhe sot është shumë e popullarizuar edhe në pajisje mobile (smartphone e tablet), kompjuter dhe gjithashtu edhe në internet, në faqet si Facebook dhe të tjera. Tetris është shkarkuar më shumë se 425 milionë herë nga pajisje mobile, dhe më shumë se 20 miliardë loja Tetris janë luajtur në Facebook.

Rreth kësaj lojë fakte shumë interesante rreth mund të gjeni në faqen zyrtare në ketë link. /ameble