Codemasters kanë konfirmuar se loja e njohur Formula1 2012 do të dalë ne treg më datën 21 shtator për PS3, Xbox 360 dhe PC.
Ky version i ri përfshijnë mënyrën e re Champions Mode dhe Young Driver Test.
Champions Mode, ju mundëson të merrni ne rol secilin prej kampionëve aktual të botës në F1 në një seri më skenarë të ndryshëm. Fituesi qe përcakton mund të përballet se pari me Kimi Raikkonen, para se të vë veten kundrejt te tjerëve si Lewis Hamilton, Jenson Button, Sebastian Vettel, Fernando Alonso dhe Michael Schumacher. Kurse opsioni Young Driver Test është për ata që luajnë për herë të pare, duke ju mundësuar një qasje të lehtë për të F1 2012 dhe te keni me shume eksperiencë para se të hyni në një garë të plotë.
Gjithashtu ky version ka edhe video shembujt për çdo shteg(track). Loja përfshinë shtigje të reja dhe të gjithë shoferët nga kampionati i këtij viti, i cili është duke u udhëhequr nga Fernando Alonso. |videogamer.com|
[youtube id=”340yQC96jPk”][divider top=”0″]