Lajm i mirë për fansat e  lojërave të cilët ndoshta me plotë dëshirë e presin lojën për kompjuter të Resident Evil, e cila do të shfaqet në treg nga 27 Shkurti. Ky lajm vjen nga Capcom të cilët kanë lansuar Resident Evil 4 Ultimate HD dhe thonë se shumë shpejt do të jetë edhe për kompjuter me çmim për 20 $.

Sipas Capcom, loja përmban të gjitha karakteristikat që i ka kjo lojë standarde duke përfshirë, mbështetjen e plotë për kontroller, mundësinë Cloud e shumë tjera. Resident Evil 4 Ultimate HD gjithashtu do të ketë mbështetje për ekran të gjerë.

Nëse ju intereson të dini se, a është i përshtatshëm kompjuteri juaj për ta luajtur ketë lojë, Capcom ka njoftuar për specifikat minimale të sistemit që duhet t’i ketë një pajisje, që përfshinë Windows XP/Vista/7/8 me 2.4 GHz Intel Core Duo ose AMD Athlon X2 2.8GHz. Minimum 2GB RAM dhe 15GB hapësirë në harddisk. Ndërsa për sa i përket grafikës NVIDIA GeForce 8800 GTS e me lartë do të jetë e nevojshme, ose edhe HD ATI Radeon 850 mund të kryej punë.

Për pak detaje rreth lojës mund të shikoni videon e më poshtme: /ameble

[youtube id=”u90nv3bfuB0″ width=”600″ height=”350″]