Smartphone-i i rangut të mesëm Lumia 640 mund të jetë smartphone-i e parë që do të marrë sistemin e ri operativ Windows 10, me përditësimin që pritet të vijë gjatë këtij viti, kjo sipas menaxherit të përgjithshëm të Microsoft-it për skandinavi, Osi Korpela. Përveç që do të jetë smartphone-i i parë që do të marrë ketë përditësim, Korpela ka treguar gjithashtu disa nga karakteristikat të cilat pritet t’i ketë Lumia 640.

Lumia-640

Microsoft do të fillojë me lansimin e Windows-10 për desktop si duket nga muaji korrik, kurse versioni për smartphone do të arrijë pak më vonë.

Lumia 640 posedon ekranin 5-inç me rezolucion 720×1280 pikselë, procesorin Snapdragon 400, 1.2GHz dhe 1GB RAM. Gjithashtu posedon memorien e integruar 8GB me mundësinë për zgjerim nëpërmes portës microSD, kamerën e pasme 8-megapikselë kurse atë frontale 0.9 megapikselë, si dhe baterinë 2.500mAh. /ameble