Ka tastiera dhe ka Mad Catz tastiera…dhe tani prodhuesi i tastierave të sofistikuara Mad Catz ka konstruktuar një lloj të ri të tastierës e pagëzuar me emrin S.T.R.I.K.E. 5. Kjo tastierë përmban shumë periferale shtesë dhe është tejetë e avancuar, kjo tastierë është shumë modulare dhe me një dizajn të jashtëzakonshme duke krijuar shtresa të ndryshme të funksioneve dhe komandave. Ajo që e dallon më shumë këtë tastiere është multifunksionaliteti i saj që mundëson zëvendsimin e opsioneve virtuale në ato fizike gjë qe e bënë këtë të fundit të përsosur sidomos për lojërat kompjuterike. Për ata qe janë të pasionuar pas lojërave të avancuara kompjuterike atëherë përgatituni për të sakrifikuar 200$ për të para-porositur tastierën S.T.R.I.K.E. 5.
|ameble| [divider top=”0″]