Magellan launches a remote control smartwatch, the $149 EchoKompania që merret me prodhimin e pajisjeve për navigacion GPS, Magellan proklamon se ka prodhuar “orën e parë sportive që mundëson të shohim lëvizjet, shpejtësinë e vrapimit, pulsin e zemrës, etj. përmes lidhjes pa tela duke mbajtur orën në dorë”. Kjo orë është emruar Magellan Echo.

Për momentin Magellan Echo është kompatibile me pajisjet iPhone 4S, 5, 5S, iPad të gjeneratës 3 dhe 4, iPad Mini dhe iPod Touch të gjeneratës 5. Së shpejti kjo orë do të jetë kompatibile edhe në pajisjet Android.

Ora e mençur Magellan Echo vepron si një lloj telekomande për disa nga aplikacionet e fitnesit, të cilat mund ti gjejmë në dyqanin virtual App Store, nga ku shfaq të dhënat e aplikacionit në ekranin e kësaj ore.

Pajisja si e tillë nuk ka ndonjë GPS të integruar, por ajo lidhet me iPhone përmes Bluetoth-it versioni 4.0 LE dhe i përdor të dhënat nga GPS-i i integruar në telefon. Kjo orë gjithashtu mund të përdorët edhe si një telekomandë për të kontrolluar muzikën që dëgjojmë në pajisjen e bazuar në iOS (iphone-in tuaj).

Kjo orë vjen në tre ngjyra: të zezë, të kaltër dhe portokalltë dhe jetë gjatësia e baterisë së saj është nga 6 deri 12 muaj. Kjo orë gjithashtu është rezistente ndaj ujit.

Çmimi për orën e mençur Magellan Echo do të jetë vetëm 149 dollarë amerikan. \ameble

[youtube id=”uLnuvUeI6vc” width=”600″ height=”350″]