SHPËRNDAJE

Këtë muaj Mastercard ka lansuar një kartelë të re krediti në Singapor e cila është e pajisur me ekran LCD dhe tastierë me prekje të lehtë. Është dizajnuar për të krijuar një fjalëkalim pa pasur nevojë për ndonjë pajisje shtesë ka raportuar BBC.

Mastercard ka zbuluar gjithashtu se në të ardhmen kartelat e tyre të kreditit te pajisura me ekrane LCD mund të jenë në gjendje për të shfaqur informacione të tillë si bilancin e mbetur, dhe historinë e transaksionit në kohët të fundit.

Kredit kartelat e reja janë krijuar për të lejuar poseduesit e llogarisë bankare, për të mos pas nevojën e bartjes se pajisjes Token që gjenëron fjalëkalimet për qasje në llogaritë online.

Ende nuk është dhënë ndonjë informacion mbi disponueshmërinë e saj nga MasterCard. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE