Projekti Internet.org i cili është prezantuar në vitin 2013 si një projekt humanitar i kompanisë Facebook me të cilin Facebook mendon të ofron Internetin falas në një pjesë të botes, është duke u zhvilluar me hapa të shpejt.
Chris Daniels, zëvendës presidenti i projektit Internet.org në Facebook, ka njoftuar se deri në fund të vitit nga ky projekt do të përfitojnë më shumë se 100 shtete.
Mark Zuckerberg deklaroi gjatë Kongresit Botëror të Telefonave që është mbajtur në Barcelonë, se kompania është gjithashtu duke punuar mbi ndërtimin e dronëve dhe satelitëve si pjesë e projektit Internet.org i cili do të aplikohet në shtete të veçanta bazuar në nevojat dhe partnerët në rajon.
Kryesisht kompania do të përqendrohet në shtetet që kanë një numër të varfër përdoruesish që përdorin internetin. Aktualisht, ky projekt është duke u aplikuar në shtetet: Kolumbi, Tanzani, Keni, Gana, Zambi dhe Indi. /ameble