Case for the Apple iPhone tracks your healthNjë mbrojtës i ri për iPhone jo vetëm që kujdeset për mbrojtën e telefonit tuaj por edhe për shëndetin tuaj. I prodhuar nga kompania Azoi dhe i quajtur “Wello” ky mbrojtës ka të integruar senzorët për të regjistruar shtypjen e gjakut, pulsin e zemrës, temperaturën e trupit, nivelin e oksigjenit në gjak dhe mund të pranojë ECG valët impulsive.

Sipas Azoi-t ky mbrojtëse gjithashtu ka aftësi të monitorojë gjendjen e mushkërive në trupin e njeriut.

Mbrojtësi Wello gjithashtu  lidhet me një regjistrues fitnesi që përkrahë Wi-fi në mënyrë që ju të monitoroni gjendjen tuaj.

Kompania Azoi është në pritje për të marrë aprovimin përfundimtarë nga organizata qeveritare amerikane për shëndetësi FDA, dhe pritet të kushtojë 199$. Ky produkt pritet të jetë i gatshëm për treg nga vjeshta e këtij viti.

Smartphone-t që përkrahen nga Wello janë Apple iPhone 4s, iPhone 5 dhe iPhone 5s.  \ameble