SHPËRNDAJE

Mbushësit e baterive për smartphone deri me sot kanë qenë standard dhe pa ndonjë ndryshim, askujt nuk i ka shkuar mendja të ndryshoj ketë. Njëra anë futet në prizën elektrike apo kompjuter kurse ana tjetër në smartphone dhe asgjë më tepër! Çfarë mund të ketë mundësi shtesë në një kabllo mbushës të baterisë. Sa i përket kësaj dikush ka menduar për diçka smart!

Një kampanjë që është hapur kohët e fundit në Kickstarter shpjegon për një pajisje kabllo të re të quajtur UsBidi. Në thelb është një mbushës smart, por për çfarë saktësisht definon termi smart në një mbushës? Një nga karakteristikat e tij janë që kur e mbush smartphone-in e detekton kur smartphone-i mbushet 100%.

 

 

 
UsBidi vjen gjithashtu edhe me një LED dritë të integruar në mbushës, duke dhënë kështu sinjal së është duke u mbushur. Dizajnuesit e këtij mbushësi pretendojnë se kjo kabllo mbush baterinë dy herë më shpejt, kjo sepse mbushësi bllokon procesin e sinkronizimit të pajisjes duke shtypur një buton dhe e kthen të tërë energjinë në procesin e mbushjes së baterisë.

Ky mbushës nuk është edhe i lirë krahasuar me mbushësit standard, çmimi pritet të jetë 36$. /ameble

SHPËRNDAJE