McAfee-LiveSafeNë ditët e sotme, kërcënimet e sigurisë në pajisje teknologjike ndikojë të çdo konsumator, pavarësisht nga sistemi operativ ose pajisja që përdorni. Me këtë mendim, McAfee dhe Intel kanë lansuar një softuer pako të gjitha-në-një (all in one) për siguri, të quajtur LiveSafe që përfshin mbrojtjen Anti-Virus, menaxherin për fjalëkalime dhe hapësirën Cloud ​​të siguruar me enkriptim nga zëri dhe njohja të fytyrës.

Qëllimi i LiveSafe është për ti mbajtur konsumatorët të sigurt gjatë gjithë kohës. “Nuk ka rëndësi se çfarë bëni, çfarë përdorni, ose ku zgjidhni për tu lidhur, ju do të jeni të mbrojtur,” ka thënë Gary Davis, Zëvendës-President i marketingut për konsum global nga McAfee.

LiveSafe është i përshtatshëm për Windows, iOS dhe Android. Nuk ka kufizime në numrin e pajisjeve që ju mund të përdorni ketë softuer, kështu që klientët mund të përdorin atë në të gjithë kompjuterët e tyre, tabletët si dhe smartphone-t. LiveSafe do të kushtojë 19.99 $ për abonim vitin e parë, dhe pas kësaj nga 79.99 $.

Përveç mbrojtjeve të zakonshme Anti-Virus, Anti-Malware dhe Firewall, McAfee kjo pako ofron 1 GB hapësirë për ruajtje e sigurtë në internet të quajtur “Personal Locker”, ku përdoruesit mund të ruajnë dokumentet e tyre më të ndjeshme.

Në momentin e aktivizimit, përdoruesit i kërkohet të zgjedhin një pin, të dërgoj një foto të fytyrës së tyre dhe pastaj të regjistroj zërin, së bashku, këto tri masa të sigurisë të sigurojnë mbrojtje të sigurt.

Ky shërbim do të jetë në dispozicion për konsumatorët që blejnë kompjuterë dhe laptopë Dell duke filluar nga 9 Qershor. McAfee në të ardhmen planifikon të shesë LiveSafe edhe nëpërmjet partnerëve tjerë, dhe gjithashtu është duke punuar për të shitur atë si një produkt të pavarur. |ameble|