SHPËRNDAJE

Google ka njoftuar se më shumë se 19.000 organizata tani janë duke testuar, zhvilluar ose edhe duke përdorur platformën Android të tyre për shërbimet e punës, Android for Work.

android for work

Android për punë (ang. android for work) e bën më të lehtë dhe më të sigurt për bizneset që t’iu lejoj punonjësve të tyre të sjellin dhe përdorin pajisjet e tyre Android për punë. Kjo i ndan aplikacionet e biznesit nga ato personale. Kjo mundësi për të cilën Google e kishte prezantuar për herë të parë në konferencën e tyre për zhvillues I/O në vitin 2014, ishte lansuar zyrtarisht në Shkurt të këtij viti.

Google ka shtuar dukë thënë se rreth kësaj është duke punuar me mbi 80 partnerë. Një nga këta është edhe BlackBerry, të cilët i mbështet në shërbimin Android për punë. Partnerë të tjerë përfshijnë Citrix, Cisco, F5, SAP etj. /ameble

SHPËRNDAJE