SHPËRNDAJE

Kim Dotcom ka njoftuar në Twitter se shërbimi i tyre i ri Mega do tu ofrojë përdoruesve 50GB hapësirë për të dhëna pa pagesë, e cila është një sasi masive në krahasim me atë që ofrohet nga kompanitë tjera si Dropbox, Google dhe SkyDrive nga Microsoft.

Dotcom ka njoftuar gjithashtu se po punon për tu sjell përdoruesve dokumentet (files) nga portal i më parshëm Megaupload në Mega, edhe pse kjo mbetet të shihet me vonë për shkak të betejës aktuale ligjore të tij me qeverinë e SHBA-ve.

Qeveria e SHBA-ve ka mbyllur Megaupload vitin e kaluar, si dhe bastisen selinë e Dotcom-it në Zelandën e Re, një bastisje kjo që dukej si diçka nga një film i Hollivudit, tani do të jetë shumë interesante për të parë se çfarë do të ndodh me kompaninë e tyre të re.

Kim Dotcom është themeluesi i Megaupload dhe faqes së internetit e njejtë që ofronte hapsirë në internet për të dhëna (on Cloud). |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE