Modeli Meizu M1 i cili disa javë më parë ishte prezantuar, sot brenda një minute ka marr rreth 100.000 para-porosi.
Një sasi e madhe e para-porosive brenda vetëm 60 sekondave, nuk është për t’u habitur se pse telefoni Meizu M1 përveç karakteristikave harduerike që ka, e ka edhe çmimin e lirë i cili është rreth 97€.
Meizu M1vjen me ekranin 5 inç i cili ofron një rezolucion prej 1,280 x 768 pikselëve i përkrahur nga procesori me 4 bërthama nga MediaTek MT6732 me shpejtësi prej 1.5GHz dhe 1GB RAM memorie. Po ashtu ka të integruar kamerën kryesore 13 megapikselë, kamerën frontale 5 megapikselë me LED flash, 8GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet nepermjet microSD kartelës dhe ka një bateri 2,500 mAh.
Aktualisht, pajisja është lansuar në tregun e Kinës dhe nuk ka informata zyrtare për lansimin e saj në tregjet të tjera ndërkombëtare. /ameble