Ka qenë një kohë kur shpërthimi i Iphone-ve ka bërë bujë të madhe mediale. Sot çështja është mjaft e ngjajshme me telefonin më të popullarizuar në treg Samsung Galaxy S3, e u bë edhe më e nxehtë kur njëri përfundoi në flakë. Incidenti i pakëndshëm ndodhi në Irlandë. Një Samsung Galaxy S3 me ngjyrë të bardhë i blerë prej Carphone Warehouse në Irlandë i vendosur në mbajtësin e automjetit papritmas filloi ti dalë flaka nga poshtë. Ja disa foto më poshtë:
Informacioni me fotot është përhapur në Internet shumë shpejtë. Për fat të mirë pronari nuk është lënduar dhe ai direkt nga Samsung pranoi telefonin e ri ndërsa telefonin problematik e dërguan në selinë e kompanisë për hetime të detajuara. Deri më tani është vetëm ky rast i izoluar dhe shpresojmë që do të qëndrojë kështu edhe më tutje.
Samsung tash ka lëshuar edhe deklaratën zyrtare:
“Janë shfaqur disa postime me foto të Samsung Galaxy S3 nëpër internet ku ka të bëjë lidhur me ngrohjën e cila ka rezultuar me dëmtimin e telefonit në pjesën e poshtme. Samsung është i vetëdijshëm për këtë çështje dhe do të fillojë hetimin pasi që të merr produktin specifik në fjalë. Pasi hetimi të jetë i plotë, ne do të jemi në gjendje të japim detaje të mëtutjeshme mbi situatën. Ne jemi të përkushtuar për ti ofruar klientëve tanë produkte më të sigurta të mundshme dhe e marrim këtë me seriozitet.” |gsmarena| [divider top=”0″]