SHPËRNDAJE

Nëse Mark Zuckerberg dhe Bill Gates thonë ashtu, atëherë duhet të jetë e vërtetë, të mësuarit se si të programohet është arsimimi i ri.

Merrni këshillat nga Zuckerberg dhe Gates që thonë – mësoni për kodin. Të mësuarit në programim kompjuterik, do të hapen dyert për vende dhe mundësi të reja pune. Por ndoshta jeni duke menduar, ku dhe si të filloni? A do të shpërblehet ndonjëherë koha dhe mësimet për kodin/programimin?

Për fat të mirë, ka plotë mënyra për të mësuar kodin online, pa paguar asgjë.
më poshtë kemi nënvizuar 10 vende në internet që mësojnë kodimin përmes mësimeve, videove, lojërave dhe kuizeve. Provoni vetë një nga to dhe na jepni mendimin tuaj.

1. Code/Racer

E krijuar nga ekipi Treehouse, Code/Racer është një lojë garash online që ju shtyn të mësoni me shpejtësi për kodin dhe për të dalë i pari në garë. Përveç kësaj loje garash, Treehouse posedon më shumë se 650 video mësimore, në bazë të kompletimit të kurseve ju fitoni nota vlerësuese për arritjet.

Code/Racer
Code/Racer

2. MIT OpenCourseWare

MIT ka hapur të gjithë përmbajtjen e saj të kurseve për audiencën e ueb-it, kështu që kushdo dhe nga kudo mund të mësojnë nga njëra prej institucioneve me të larta hulumtuese amerikane. Mendoni për këtë: edukimi nga MIT është pa ndonjë kredi studentore.

MIT OpenCourseWare
MIT OpenCourseWare

3. Udacity

Udacity mendon se sistemi i lartë arsimor i sotëm është prishur. Arsimi nuk është më diçka që ndodh një herë në jetë, por më tepër është një përvojë e përjetshme. Kjo është arsyeja pse ajo ka hapur portën online të kurseve kompjuterike, shkenca te matematikës dhe fizikës.

Udacity
Udacity

4. Mozilla Developer Network

“Mozilla Developer Network” është një përmbledhje tjetër e burimeve të pasura të dokumenteve rreth zhvillimit të ueb-it. E krijuar për të gjithë, nga programuesit ekspert për studentët që vetëm sa kanë filluar. MDN është një wiki, që do të thotë së çdokush mund të editoj faqet e saj me korrigjime dhe përditësime.

Mozilla Developer Network
Mozilla Developer Network

5. The CodePlayer

Në “The CodePlayer”, mund të shikosh prezantime interaktive që shpjegojnë se si njerëzit ndërtojnë gjëra nga zeroja. Pasi të keni bërë një pro kodim, mund të shtoni prezantimet tuaja për të mësuar të tjerët se çfarë keni bërë.

The CodePlayer
The CodePlayer

6. Coursera

Edukimi gjigant Coursera ofron kurse nga dhjetëra universitete më të mira online, dhe u mundëson çdokujt të mësojnë pa pagesë. Kurset Coursera janë në dispozicion në pesë gjuhë, anglisht, spanjisht, frëngjisht, italisht dhe kinezisht dhe mësohen nga profesorë të 62 universiteteve.

Coursera
Coursera

7. Codeacademy

Për dallim prej disa nga platformat tjera të edukimit online, Codeacademy është e fokusuar ekskluzivisht në mësimdhënien e kodit. U jap mundësin të zgjidhni kurse në grupe në tetë gjuhë: APIs, Ruby, Python, JavaScript, jQuery, PHP, web fundamentals, ose gjuhë të kombinuar në projekte.

Codeacademy
Codeacademy

8. Khan Academy

Khan Academy sjell miliona studentësh nga e gjithë bota në një vend të përbashkët për të mësuar të gjitha llojet e shkathtësive digjitale, nga kodimi deri tek teoria e  shkencave kompjuterike. Kjo nënkupton se për të njëjtin kohë dhe në të njëjtin vend ju mund të bëheni një kodues apo edhe një matematikan ekspert.

Khan Academy
Khan Academy

9. Learn Python the Hard Way

Learn Python the Hard Way ofron PDF falas, mirëpo në qoftë se dëshironi të merrni versionin video sigurisht se do të ju duhet të paguani deri 29$. Çfarë do të thotë mësimi “Hard Way”? Rregulli numër një është se nuk mund të bëni Copy-Paste, duhet të shkruani secilën prej mësimeve në mënyrë që të mësoni gjuhën nga duart tuaja.

Learn Python the Hard Way
Learn Python the Hard Way

10. HTML5 Rocks

HTML5 Rocks është një udhëzues one-stop për të mësuar HTML5, e shkruar nga mijëra kontribues të cilët punojnë për Google, Adobe dhe shumë vende tjera. Si një student i HTML5 Rocks ju do të mësoni nga sllajdet, prezantimet dhe videot. |ameble|

HTML5 Rocks
HTML5 Rocks
SHPËRNDAJE