SHPËRNDAJE

Xiaomi storeNë fillim të këtij viti, kompania Xiaomi kishte njoftuar për planet e saj në lidhje me shitjen e disa produkteve të saja në Amerikë dhe Evropë. Pajisjet e saj tani përveç në Amerikë do të shiten edhe në Britani të Madhe, Francë dhe Gjermani. 

Duke filluar nga nesër më 19 maj, Xiaomi do të fillojë shitjen e pajisjeve në dyqanin e ri online. Kjo përfshinë kufjet Mi të kompanisë (79.99$), Mi Band fitness tracker (14.99$) dhe dy pako të baterive me 10400mAh ose 5000mAh në çmim për 13.99$ dhe 9.99$.

Ajo që eshte me kryesorja smartphone-at nuk do të shiten në këto vende, por në qoftë se Mi Store do të ketë sukses si në Amerikë ashtu edhe në Evropë, atëherë mund të bind kompaninë kineze që të fillojë shitjen e pajisjeve smartphone të saj edhe këtu. /ameble

SHPËRNDAJE