SHPËRNDAJE

Windows_8 wllpMicrosoft ka raportuar se ka shitur më shumë se 100 milionë licenca të saj për sistemin e ri operativ Windows 8. U janë dashur gjashtë muaj për të arritur numrin 100 milionë të shitjeve, pasi që Windows 8 u lansua zyrtarisht dhe doli në për shitje nga Tetori i vitit të kaluar.

Kjo arritje përfshin përmirësimet (upgrades), si dhe shitjet e reja të Windows 8 për tablet dhe PC. Tami Reller, Kryeshef për Marketing dhe Zyrtari Kryesor Financiar i Windows-it ka shpjeguar gjithashtu se ka pasur një rritje të konsiderueshme në pajisje të certifikuara për Windows 8 dhe Windows RT, nga 1700 pajisje siç është raportuar në Janar tani janë 2400.

Në pjesën e pyetje/përgjigjeve nëpërmes blogut të Windows-it, Reller ka thënë se Windows Blue është një emër për një përditësim të madh që do të ndodh në Windows 8, dhe e cila pritet të jetë në dispozicion gjatë këtij viti. Ky përditësim do të fus në konsideratë të gjitha reagimet e konsumatorëve që Microsoft ka pranuar që nga fillimi i lansimit të Windows 8.

Më shumë detaje në lidhje me Windows Blue pritet të jepen në këto javët e ardhshme. |ameble|

SHPËRNDAJE