Microsoft ka konfirmuar se ka blerë Acompli, një aplikacion tanimë i njohur i cili është dizajnuar për të mbështetur email-at e Outlook-ut si dhe shërbime tjera për Android dhe iOS. Nuk është dhënë asnjë informatë se sa ka paguar Microsoft për ketë aplikacion, mirëpo Re/code ka raportuar se mund të jetë më shumë se 200 milionë dollarë.
Ky produkt i ri vetëm 18 muajsh, përshtatet mirë në strategjitë e Microsoft-it dhe në shërbimet e tyre që përdoren nga platformat tjera. “Sot ku më shumë se gjysma e mesazheve me email lexohen apo edhe dërgohen nga pajisjet mobile, është thelbësore për t’i dhënë përdoruesit një mundësi më të lehtë në qasjen e email-ave,” ka shkruar Rajesh Jha, zëvendës president për Outlook dhe Office 365.
Marrëveshja përfshinë teknikën e aplikacionit Acompli, si dhe punonjësit e saj, të dyja nga të cilat do të integrohen në Microsoft. Në të njëjtën kohë, ky aplikacion do të vazhdojë të funksionojë për Android dhe iOS, kurse krye-shefi i kësaj Javier Soltero ka premtuar për përditësime të reja të aplikacionit. /ameble