Vetëm disa javë pasi që kryeshefi i Microsoft-it Steve Ballmer njoftoi për tërheqjen e tij brenda intervalit kohorë prej një viti, tanimë kemi një lajm tjetër të madh nga Microsoft-i. Gjiganti i softuerëve kompjuterik ka rënë dakord në blerjen e kompanisë mobile Nokia në vlerë prej 7.18 miliardë dollarë. Deklaratën për media të lëshuar nga Microsoft mund ta gjeni këtu:
Kompania Microsoft do të paguaj 3.79 miliardë € për të gjithë biznesin e saj që përfshinë të gjithë kurorën e smartphone-ve. Jo vetëm kjo plus 1.65 miliardë € tjera do të paguhen për licencat e patentevë të Nokia-së, duke rezultuar në një çmim të konvertuar në 7.18 dollarë amerikan.
Stephen Elop, kryeshefi i Nokia-s bashkë me drejtuesit tjerë të ekzekutivit nuk do të tërhiqen nga puna, ata do të kyçen në kompaninë Microsoft si pjesë e marrëveshjes. Ka mundësi që Elop të përfundoj si kryeshef i Microsoft-it, edhe pse ai me herët ka qenë pjesë e ekzekutivit në kompaninë Microsoft.
Kjo blerje për Microsoft-in është një dëshmi se kompania ka nevojë për një përkrahje më të fortë në qoftë se ata dëshirojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në biznesin e telefonisë mobile. |ameble|