SHPËRNDAJE

Sunrise MicrosoftMicrosoft ka blerë zyrtarisht Sunrise, një aplikacion i lezetshëm kalendarik për platformat iOS dhe Android. Marrëveshja thuhet të jetë në vlerë prej 100 milionë dollarësh, megjithëse as Sunrise ose Microsoft nuk kanë zbuluar detajet.

Një aplikacion i kalendarit, normal është vetëm një aplikacion, apo jo? Në të vërtetë, arsyeja pse është blerë Sunrise është së ka një pamje të bukur dhe të lehtë për tu lexuar. Jo vetëm kjo, por si aplikacion përfshinë informacione nga shumë shërbime të palëve të treta, duke përfshirë edhe ngjarjet e Facebook-ut/ditëlindjet, lidhje me Foursquare, SongKick e shumë tjera. Janë edhe disa tipare tjera që ndoshta nuk keni dëgjuar, si informatat rreth motit, direksionet nga Google Maps etj.

Instaloje aplikacionin Sunrise dhe binduni që tani ky aplikacion bashkë me Microsoft-in do të sjellin diçka edhe me e mirë. /ameble

SHPËRNDAJE