SHPËRNDAJE

Surface RTTë gjithë e dimë se Bill Gates është i pasur pa skaj, mirëpo ketë pasuri ai nuk do ta marr në botën tjetër, ai bashkë më gruan e tij kanë futur veten thellë në botën e bamirësisë.

Microsoft ka njoftuar se do të dhuroj si ndihmë deri 10.000 tablet Surface RT për mësuesit, në mënyrë që këta tablet të përdoren në shkolla. Ky veprim bujar është pjesë e programit që ndodh të jetë një segment nga konferenca vjetore që është mbajtur nga Shoqëria Ndërkombëtare për Teknologjinë në Arsim (International Society for Technology in Education – ISTE).

ISTE gjithashtu ka përmendur se mësimdhënësit të cilët marrin pjesë në ketë konferencë, në fund do të marrin nga një tablet Microsoft Surface RT. Margo Dita, udhëheqëse e arsimit në Microsoft për SHBA-të, thotë se një tablet Surface RT është i nevojshëm për të ndihmuar mësuesit në punën e tyre i cili vjen me versionin e Office 2013. |ameble|

SHPËRNDAJE