Outlook dhe Office 365Microsoft po shqyrton zëvendësimin e teknologjisë dhe ndërfaqes se Outlook.com me Office 365, nëse disa raporte dalin të jenë të vërteta. Kompania  gjatë këtij viti si duket do të migroj të gjithë përdoruesit e Outlook.com në Office 365. Office 365 sjell shërbime të reja të cilat përfshijnë edhe Outlook Web Access.

Pyetja që me siguri duhet të jetë në mendjen e të gjithë përdoruesve është se pse po e bën Microsoft ketë ndryshim? Sipas The Verge arsyeja e këtij ndryshimi është që platformat Microsoft Outlook, Exchange dhe Office 365 posedojnë një lidhje të përkryer ndërmjet vete. Këto thashetheme gjithashtu lidhen me spekulimet e më hershme se do të ketë ndryshime të mëdha në ndërfaqen e Outlook.com.

Microsoft, që një kohë nuk e ka përditësuar shërbimin e saj të e-mail-it dhe madje flitet së do të bëj integrimin e chat-it në të. Për momentin ende nuk dihet ndonjë datë e saktë se kur do të ndodh migrimi i Outlook.com në Office 365. /ameble