Edhe më herët është bërë e ditur se shfletuesi Internet Explorer nga Microsoft do të zëvendësohet me një shfletues të ri i koduar me emrin Spartan, ndërsa tani Microsoft njoftoi se shfletuesi i ri ueb në sistemin e ri operativ Windows 10 do të jetë Microsoft Edge.

Shfletuesi i ri Microsoft Edge do të jetë në dispozicion në të gjitha pajisje smartphone, tableta dhe kompjuterë të cilit kanë të integruar Windows 10.

Microsoft Edge është një shfletues i ndërtuar për të ofruar një përvojë më të mirë në ueb duke mundësuar shkuarjen direkt në ueb, përdorimin offline si funksion leximi dhe si duket edhe Cortana do të jetë pjesë e shfletuesit të ri.

Se si duket shfletuesi Microsoft Edge në Windows 10, shikojeni videon e më poshtme. /ameble