SHPËRNDAJE

Ju që keni ndjekur lajmet për aplikacionin Office ndoshta keni mbajtur ne mend se fillimi i vitit 2013 apo më saktësisht sot bëhet lansimi për shitje me pakicë të Office 2013. E titulluar “Time to 365“, Microsoft ka deklaruar se shërbimi i tyre Office 365 për abonim do të filloj më 29 janar, krahas kutive të shitjes me pakicë për version standard të Office 2013.

Për konsumatorët e rregullt, Office 365 do të fillojë më 99 $ në vit për aplikacionet si Word, PowerPoint, Excel dhe OneNote. Për aplikacione ekstra duhet të shtohen edhe 139 $.

Llogaria e Office-it në Twitter ka postuar edhe disa fotografi ngacmuese për ngjarjen që do të organizohet pikërishtë për fillimin e Office 2013, e cila duket se do të mbahet sot në Bryant Park, në qytetin e New York-ut. |ameble|

[divider top=”0″]