Dje kompania Apple prezantoj dy përditësime të mëdha në sistemet e saj për smartphone dhe Desktop, iOS 8 dhe OS X Yosemite. Sipas prezantimit të dy sistemet ofrojnë disa tipare të reja dhe më e rëndësishmja integrimin më të ngushtë me njëra-tjetrën. Megjithatë, pas krejt atyre që janë publikuar dje në ketë ngjarje, një fitore e madhe ishte edhe për ekipin e Microsoft Bing-ut.

Bing nga tani është parazgjedhur si makina kryesore për kërkim në Spotlight, ajo nga tani kërkon përbrenda sistemit të softuerëve iOS 8 dhe OS X Yosemite. Google ende mban kompetencat në versionet e mëparshme të softuerit të Apple që ende janë në dispozicion të publikut. Pra, çfarë do të thotë kjo për ju?

Nëse kërkoni për diçka në Spotlight si, Yosemite për shembull, ajo do të shfaq rezultatet e Bing-ut në vend të Google-it.

OS X spotlight

“Vitin e kaluar Bing u bë makina e kërkimit si e përcaktuar (default) për Siri-n, kurse tani e njëjta do të kryej edhe funksionin kryesor në gjeneratën e ardhshme të iOS-it dhe OS X-it,” ka deklaruar Microsoft në një prononcim të tyre. “Ne jemi të ngazëllyer në zgjerimin e platformës Bing duke ndihmuar kështu përdoruesit në iOS dhe Mac që të gjejnë atë që ata kanë nevojë për të kryer ndonjë punë.” /ameble