SHPËRNDAJE

Microsoft ka dhënë sinjale se shumë shpejt do të integrojë shërbimet e saj Skype në Outlook.com. Ajo ka lëshuar një version paraprak testues por fillimisht vetëm në shtetin e Britanisë së Madhe.

Ky integrim do të thotë qe përdoruesit që përdorin Outlook.com do të kenë mundësinë të bëjnë thirrje me audio dhe video duke përdorur Skype-in, përderisa janë duke lexuar email-at.

Microsoft ka thënë se kjo është një mënyrë e mirë kur nganjëherë  teksti nuk është i mjaftueshëm për të komunikuar.

Skype ne Outlook

Instalimi i Skype-it në Outlook.com kërkon vetëm një konfigurim të thjesht, që për ta pasur ketë mundësi duhet të bëhet shkarkimi i një plugin-i për shfletuesin. Pasi të kryhet kjo, përdoruesve do t’ju kërkohet të bashkojnë kontaktet e Skype-it me kontaktet e Outlook-ut. Ky sistem është i ngjashëm me integrimin në mes të Skype-it dhe Facebook-ut. Përdoruesit gjithashtu mund të krijojnë një llogari të Skype-it duke përdorur llogarinë e tyre ekzistuese nga Outlook.com.

Ky shërbim për përdoruesit e Britanisë së Madhe do të fillojë sot, kurse për përdoruesit e vendeve tjera gjatë muajve të ardhshëm. |ameble|

SHPËRNDAJE