SHPËRNDAJE

Sistemi operativ i Microsoft-it, Windows 8 ishte lansuar në fillim të gushtit dhe qe nga ajo kohë piratët vazhdimisht janë duke u përpjekur për të thyer aktivizimin. Përpjekjet e tyre përfshinë përdorimin e “third-party Key Management Services (KMS)” që aktivizon një kopje për 180 ditë, dhe me pastaj kërkon riaktivizimin çdo gjashtë muaj.

Kjo mundësi u ka lejuar piratëve të përdorin Windows 8 përkohësisht, por tani Microsoft u ka mundësuar një mënyrë edhe më te lehtë për t’ju shmangur pagesës për një çelës (Key) për aktivizim.

Microsoft u ka ofruar përdoruesve të Media Center përditësimin në Windows 8 deri me 31 janar, e që piratët kanë zbuluar se çelësi i dhënë, aktivizon plotësisht Windows 8 qe me parë kishin aktivizuar përkohësisht me KMS.

E gjithë kjo i bie qe piratët mund të shkarkojnë një kopje të paligjshme të Windows 8, te aktivizojnë përkohësisht atë nëpërmjet KMS dhe pastaj të përmirësojnë licencën e plotë me çelësin e dhënë vet nga Microsoft për Media Center. The Verge ka konfirmuar se procedura funksionon dhe kanë arritur të aktivizojnë një kopje me anë të kësaj metode. |ameble| |theverge|[divider top=”0″]

SHPËRNDAJE