Microsoft ka arritur një moment historik me sistemin e operativ mobil të Windows Phone 8.1. Në një cicërimë postuar të mërkurën nga Joe Belfiore, zëvendës president i korporatës dhe menaxher për Windows Phone, zbuloi se Microsoft e ka mbaruar kodin e përditësimit për Windows Phone 8.1 për modelet e reja Nokia Lumia i cili pritet të lansohet deri në fund të këtij muaji.
Platforma e re Windows Phone 8.1 tani më ka të integruar asistentin virtual i quajtur Cortona i cili do të luan rolin e njëjte sikurse Google Now në Android dhe Siri në Apple duke i asistuar përdoruesit në çdo kohë dhe në çdo mënyrë. Shërbimet nga Cortana fillimisht do të jenë aktive dhe funksionale në SHBA, duke vazhduar më tutje në Mbretërinë e Bashkuar dhe Kinë, ndërsa përdoruesit e shteteve të tjera do të kenë përkrahjen nga Cortana më vonë.
Windows Phone 8.1 më në fund merr një qendër të dedikuar të njoftimit e quajtur Qendra e Veprimit ose Action Center e përshtatshme për vendosjen dhe qasjen e shpejtë të funksioneve të ndryshme sikurse rregullimi i shkëlqimit, menaxhimi i Wi-Fi, Bluetooth dhe shumë mundësi të tjera.
Edhe pse ka filluar të shfaqet një interesim i madh për sistemin operativ Windows Phone duhet cekur se ky sistem është ende pozicionuar në vendin e tretë, duke përcjell sistemet Android dhe iOS që janë duke dominuar në treg. /ameble