Microsoft ka konfirmuar kohën dhe datën e konferencës së tyre E3 që mbahet çdo vit. Deri më tani nuk duket se do të ketë ndonjë surprizë të madhe. Ngjashëm sikur vitin e kaluar, ngjarja hap dyert në ora 9:30 paradite, ditën e hënë me 15 qershor.
Konferenca si duket do të transmetohet nëpërmes Xbox Live dhe Twitch sikur vitet tjera. Microsoft në ketë ngjarje ka ftuar rreth 500 pjesëmarrës për të marrë pjesë në ketë konferencë.
Nga kjo ngjarje pritet të shohim lojërat Halo 5: Guardians, Rise of the Tomb Raider, diçka nga Quantum Break, Forza Motorsport 6 etj. Gjithashtu mund të flitet në lidhje me konsolen Xbox me madhësi të diskut 1 terabyte. Pra gjithçka nga kjo ngjarje mbetet të shihet muajin e ardhshem. /ameble